Çfarë u gjend në shtëpinë e mikut të “Kobrës”? Zbardhen detajet e reja, ja dyshimet e forta nga policia

by author

Një regjistrues videosh (DVR) është gjetur në shtëpinë e një prej personave të arrestuar, pjesë e grupit të Kobrës, të cilët akuzohen për vrasjen e djalit nga Kukësi Visart Cengu.

Advertisements

Dyshohet se regjistruesi i videove është i njëjti që është zhdukur nga lokali “Kobra City” në Prizren, natën kur ndodhi krimi, ku besohet se janë ruajtur materialet filmike të kamerave të sigurisë që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen, nga motivi i nisjes së konfliktit, deri tek të shtënat që morën jetën e Cengut dhe plagosën mikun e tij Rufgen Shehu.

Advertisements

Nga ana tjetër në shtëpinë e autorit kryesor të dyshuar, Dibran Hoxhajt, është gjetur një kasafortë e cila pritet të hapet përmes një procedure të veçantë, edhe në praninë e agjentëve anti-eksploziv. Sasi municionesh dhe një granatë dore, i janë bashkëngjitur dosjes hetimore si prova të vlefshme që mund t’i shërbejnë hetimeve.

Ditën e djeshme, të enjten 5 janar, Gjykata Themelore e Prizrenit la në burg për 30 ditë Dibran Hoxhajn dhe pesë personat e tjerë të arrestuar mbi ngjarjen e rëndë.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës janë të rezervuara mbi motivet e sakta të konfliktit, dhe në vendimin e masës së sigurisë së gjykatës nuk përmendet shkëndija e parë e përplasjes. Mediat e Kosovës raportuan për konfliktin e nisur për faturën 400 euro, por një gjë e tillë kundërshtohet me forcë nga familjarët e viktimës.

TË NGJASHME