Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë zhdukur si pasojë e një cikloni që ka goditur shtetin Rio Grande do Sul në Brazilin jugor .
Advertisements
Dy persona humbën jetën në qytetin e São Leopoldo, ndërsa një 23-vjeçar ka mbetur i vdekur nga goditja elektrike, një tjetër ka humbur jetën në makinë pasi ësht rrëmbyer nga rrjedha e ujit.
Advertisements
Një vdekje nga moti i keq është raportuar në qytetin e Makinit.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Porto Alegre, kryeqyteti i shtetit të Rio Grande do Sul. Probleme të rënda i janë shkaktuar rrjetit rrugor nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave,
dhjetëra fluturime janë anuluar, ndërsa mbi 250 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Cikloni që goditi Rajonin Jugor shkaktoi shira dhe përmbytje, kryesisht në Rio Grande do Sul. Spitalet u prekën./abcnews.al