“Çmenden” çmimet! Media britanike ngre alarmin: Shazlongët deri në 700 euro, ja cilat plazhet më të shtrenjta në Europë

by author

Me të ardhur vera, në rrjetet sociale nis “protesta” për çmimet e shtrenjta e të papërballueshme në plazhet shqiptare. Qytetarët nisin ankesat që nga çmimi i sufllaqes e deri te ai i shezlongëve.

Advertisements

Por këto të fundit duket se janë kthyer problem në të gjithë Evropën dhe për këtë media britanike Daily Mail i ka dedikuar një artikull të veçantë.

Advertisements

Në artikull thuhet se në plazhet superluksoze të Evropës kostoja për një shezlong arrin deri në 700 euro.

Këto çmime shënohen në plazhet italiane, ku ofrohet privatësi dhe luks, si psh: Capri, Sardenjës dhe Positano dhe vendpushimet spanjolle të Majorca dhe Ibiza paguajnë deri në 685 € për një vend në diell.

Arienzo Beach Club në Positano ishte ndër klubet më të shtrenjta të plazhit të gjetura në investigimin e mediave britanike sot. Kushton 685 euro për një “eksperiencë VIP” që përfshin një krevat dielli, çadër, ujë, meze, pjatë kryesore dhe një shampanjë vintage Dom Perignon.

Siç thuhet ndër të tjera “Ju gjithashtu mund të gjeni veten duke paguar 500 € në plazhin Nikki në Sardenjë për një eksperiencë të ‘krevatit ikonik’ për dy deri në tre persona, e cila përfshin shampanjë. Vende të tjera me çmime të jashtëzakonshme që përfshijnë Scorpios Beach në Mykonos me 160 € për një kabane dhe La Reserve A La Plage në St Tropez, Francë, ku një shezlong kushton 80 € në ditë ose 200 € për një shezlong dopio. Ndërkohë, La Fontelina në Capri, Itali paguan 70 € për një shtrat në diell, ombrellë dhe peshqirë. Anima Beach Palma në Majorca, Spanjë kërkon 70 € për një shtrat në diell, ombrellë dhe peshqir. Dhe Blue Marlin në Ibiza, Spanjë paguan 30 € për një shtrat në diell, por ka gjithashtu një shpenzim minimal në vend prej 50 € për krevat“.

"Kapërcejnë" çmimet! Media britanike ngre alarmin:

TË NGJASHME