“Çmendet” moti, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

by author

Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore jugperëndimore relativisht të thata dhe të ngrohta.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Advertisements

Gjithashtu nesër pritet edhe një rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës për shkak të masave ajrore të ngrohta.

Vlen për tu theksuar elementi i erës pasi ajo pritet të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era bëhet tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi që arrin deri në 18-23m/s. Si rezultat i erës së fortë dallgëzimi në dete pritet të jetë tepër i lartë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 28°C

në zonat e ulëta 14 deri 31°C

në zonat bregdetare 17 deri 30°C

TË NGJASHME