Shiu i këtij mëngjesi por edhe rënia disi e temperaturave në orët e para të ditës bënë që të mendohej se tanimë hyri vjeshta, duke larguar temperaturat e larta.
Advertisements
Por sinoptikanët e shërbimit meteorologjik ushtarak thonë se te enjten nis kthjellimi i motit dhe në fundjavë rikthehen temperaturat deri në 36 gradë Celcius.
Advertisements
“Jo që nuk kemi hyrë në stinën e vjeshtës, po duke parë temperaturat që do të regjistrohen sot dhe nesër, ku do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius, nga e premtja do të kemi rikthimin e masave ajrore më të ngrohta. Do të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe të dielën, pritet të shkojnë në 36-37 gradë Celsius në zonat e ulëta”.
Këto reshje do të mbeten prezente sot. Deri nesër në mesditë, këto reshje do të jenë prezentë, kryesisht në zonat veriore dhe lokalisht në pjesën qendrore të vendit”.
Një pjese jo e vogël e qytetarëve i kanë planifikuar pushimet në dy javët e para të shtatorit, por reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave i ka trembur sadopak.