Qytetari Andrea Gjini nga Belshi denoncon vj dhjen e kryer nga një polic gjatë kontrollit të banesës së vëllait që nuk ishte subjekt kontrolli.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur sot në orën 07 e 20 e mëngjesit. Andrea Gjin itregoi detaje për Fax News.
Advertisements
“Ne kërkojmë drejtësi, se ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakoshme që të vi dhen 30 mijë euro nga një punonjës policie që nuk ka se si ekziston në botë.
Ne duhet të mbrohemi nga policia, jo të vi dhemi nga shteti. Policia ka hyrë te shtëpia e vëllait tim. Rreth orës 07:20 të mëngjesit, isha në lokal, se kam një lokal, dhe isha duke punuar. Vjen shefi i policisë edhe më thotë në banesën tënde ka një kontroll dhe kanë ardhur nga Tirana. Ok thashë unë s’ka problem.
Kontrolluan banesën time të rrethuar me policë me maska. Pas kontrollit që na bënë neve dhe të vëllai im vid hen 30 mijë euro nga një punonjës policie, që nusja e vëllait e vendos me emër e me të gjitha.
Kemi që në mëngjes që policia nuk merr asnjë lloj mase.
Kemi vajtur në komisariartin e Cërrikut, Belshit, ata nuk marrin asnjë masë ku nusje e vëllait i vuri gishtin se ky djali është (referuar policit që ak zohet) pasi kishte edhe xhupin e fryrë. Vëllai ka ikur që në 1993 në Greqi dhe tani ka ardhur. Ka punuar në emigracion dhe me mund të madh”, tha ai.
Pavarësisht se familjarët e kanë denoncuar deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Drejtoria e Policisë Elbasan.