‘Çmenduria’ e fansit për çiftin e BB VIP, bën tatuazh Luizin e Kiarën

by author

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi dhe Kiara nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë

Advertisements

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë padyshim dy ish-banorët e “Big Brother VIP 2” më të pëlqyer dhe të dashur për publikun shqiptar.

Advertisements

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. E ata duken mjaft të dashuruar e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë fansat vazhdojnë që t’i duan edhe tani që BB VIP ka mbaruar dhe herë pas here i surprizojnë ata në mënyra të ndryshme.

Së fundmi, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku zbulon se çfarë ka bërë një admirues i tyre për ta. Është një tatuazh i gdhendur në krah dhe shkruhet:

“Team Luki”, që do të thotë se është mbështetës i çiftit të njohur.

Faleminderit vëlla. T’du fort”, ka shkruar ndërkohë këngëtari i dashur për publikun krahas videos në fjalë.

Ndërkohë reagimet dhe komentet në rrjet kanë qenë të shumta dhe të larmishme.

TË NGJASHME