Çudira shqiptare, burri ka 6 muaj i larguar nga shtëpia: Nuk kthehem se gruaja kërkon vetëm lekë

by author

Për 22 vjet Albina u kujdes për prindërit e bashkëshortit të saj, Yllit dhe për disa kohë, edhe për vëllain e tij. Nga trashëgimia që ata kanë lënë pasi ndërruan jetë, Ylli përfiton një pjesë të konsiderueshme të pasurisë.

Advertisements

Por siç u shpjegua në fillim të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, prej 6 muajsh Ylli ka ikur nga shtëpia duke lënë pas Albinën me 3 djemtë dhe ka shkëputur kontaktet.

Advertisements

Në takimin e tyre në seancën e ndërmjetësimit, ai thotë se Albina i kërkon vetëm para, por nuk i jep një arsye për largimin e tij.

Ligjërisht, Albina nuk ka të drejta mbi trashëgiminë sepse nuk është pasuri e vënë gjatë martesës, por moralisht ajo kërkon që të marrë diçka pasi nevojitet për familjen.

Megjithatë, më e rëndësishmja për këtë grua është që familja të mos prishet. Ylli shprehet se ajo nuk do të marrë asgjë, do të kujdeset për fëmijët por do të vijojë të mos kthehet në shtëpi.

Ylli: Kur të marr ato që më takojnë mua nga babai im, unë do të mendoj edhe për fëmijët, por për zonjën jo.

Eni Çobani: Jo, dua të kuptoj këtë, atë qera që do marrësh ti nesër…

Ylli: Qera, lekët, asnjë qindrakë s’do marrësh nga unë. Trashëgimia e babait tim nuk ka lidhje me këtë.

është hera e fundit që e kërkon.

Albina: Pas 22 vjetësh, nuk kam më burrë fare. Ai është larguar 6 muaj dhe nuk më hap as telefonin, as nuk përgjigjet fare, fare. Nuk e di pse, kush është arsyeja e vërtetë për këtë gjë, si duket leku i ndryshoka njerëzit. Është hera e fundit që unë e kërkoj Yllin. Ai le të bëjë si të dojë!

Në studion e programit, Albina shton se kërkon arsyen e vërtetë të largimit të tij.

Albina: Unë quhem Albina Dervishi, jetoj në Gjermani. Jam e martuar 22 vjet. Kam 3 çuna. Tani jetoj vetëm sepse burri që kam sjellë këtu, Ylli Dervishi, ka 6 muaj që është larguar. Është hera e fundit që e kërkoj sepse jam munduar shumë.

Ardit Gjebrea: Pse është larguar Albina?

Albina: Unë prandaj kam ardhur këtu sepse nuk e di arsyen e vërtetë zoti Ardit. Pas 22 vjet martese bashkë, kemi kaluar çdo vështirësi, çdo stres, çdo të paparë, për mua është e pashpjegueshme./tvklan.al

TË NGJASHME