Banorët e Heraklion të Kretës kanë kaluar një natë jo të qetë pas tërmetit me magnitudë 5.1 që goditi ishullin mbrëmjen e së enjtes.
Advertisements
Lëkundjet e forta kanë ndodhur në Moiras të Heraklionit dhe janë ndjerë në të gjithë ishullin, deri në brigjet e Turqisë. Banorët e Moires, Tymbakki dhe fshatrave në Heraklion dhe afër Rethymnon jugor dolën nga shtëpitë e tyre të frikësuar. Autoritetet kanë njoftuar mbylljen e shkollave fillore dhe të mesme deri për arsye sigurie dhe për të kontrolluar ndonjë dëmtim nga procesi sizmik.
Advertisements
Aktiviteti sizmik vazhdoi gjatë natës pasi ndodhën të paktën 25 pasgoditje. Në dy orët e para pas tërmetit me magnitudë 5.1 u regjistruan rreth 10 pasgoditje, nga të cilat tre kaluan magnitudën 3. Të premten në mëngjes, pasgoditjet kishin arritur në 18 me magnitudën më të fuqishme 4.3 që ndodhi në orën 02:53.
Në disa pjesë të ishullit janë raportuar edhe dëme pasi në zonën e Kaminias një pjesë prej betoni e tavani së një shtëpie u shemb duke rënë mbi një ballkon. Sipas asaj që është bërë e ditur, në katin përdhesë të këtij pallati jeton një familje që në atë kohë ndodhej brenda shtëpisë, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.