Dalja nga burgu e Saimir Tahirit alarmon SHBA për dështimin e reformës, pritet një rikthim në qeli pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ekspertët: Ja sa vite rrezikon të dënohet ish-ministri

by author

Dalja nga burgu e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka alarmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi arrestimi i tij ishte rasti i parë në të cilin një zyrtar i lartë dënohej që kur reforma në drejtësi u krijua. Ajo që duhet theksuar është se ky dënim i Tahirit erdhi falë presionit amerikan. Për të arritur në burgosjen e ish-ministrit, prokuroria dhe gjykata ka kaluar përmes një kalvari të gjatë përpjekjesh dhe presionesh politike.

Advertisements

Për 2 vite Ambasada Amerikane ndoqi me shumë interes procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij duke dërguar përfaqësuesit e saj në sallën e gjyqit. Edhe seanca kur ai ishte i dënuari mori pjesë edhe një zonjë që përfaqësonte ambasadën, duke treguar edhe një herë se dënimi i Tahirit erdhi falë presionit të tyre. Provat e prokurorisë ndaj Tahirit ishin shumë të pakta për ta implikuar atë në trafik droge apo përfshirje në një grup të strukturuar kriminal. Dënimi për shpërdorim detyre u dha pasi në kohën e Tahirit vendi ishte mbuluar nga kanabisi dhe dyshimet janë se ish-ministri e ka favorizuar një gjë të tillë. Por po të mos kishte presion amerikan, Tahiri nuk do të dënohej fare. Me daljen e tij nga burgu u duk qartë se dënimi i Tahirit është bërë për hir të komunitetit ndërkombëtar.

Advertisements

Rikthimi në qeli i Tahirit

Por sipas ekspertëve ligjorë, Tahirin e pret një skenar dhe më i fortë, pasi presioni i amerikanëve do të bëjë që të aktivizohet akuza për grup të strukturuar kriminal. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 12 vite burgim, me akuzat e rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Avokati Redi Ramaj i pyetur nëse ekziston mundësia e Tahirit për tu rikthyer në qeli, tha se vetëm nëse merret në konsideratë rekursi i prokurorisë. “Si çdo qytetar tjetër Tahiri duhet të luftojë për pafajësinë e tij. Nëse Gjykata e Lartë mbështet rekursin, kështu mund të gjejë të drejtën. Nëse refuzohet, ka pak hapësira. Rreziku është vetëm nëse merret në konsideratë rekursi i prokurorisë aty mund të ketë pasoja për të vuajtur dënim tjetër të mbetur”, tha Ramaj. Pra ekziston mundësia që Saimir Tahirin ta dënojnë për akuzën për grup të strukturuar kriminal pasi çështja e tij në SPAK është ende e hapur dhe sipas ekspertëve ndërhyrja e ndërkombëtarëve do të jetë edhe më e ashpër. Ai mund të dënohet për 12 vite burg.

Manovra me fëmijët që e shpëtoi nga burgu

Një raport mjekësor që vërtetonte se bashkëshortja e Saimir Tahirit është sëmurë dhe për rrjedhojë ka vështirësi në përkujdesjen e fëmijëve ka shpëtuar nga burgu ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Çfarë ndikoi në vendim ishte një manovër e familjes Tahiri që i kishte kaluar fëmijët në kujdestari të Saimir Tahirit, një lëvizje që i dha gjykatës motivin e duhur për ta liruar ish-ministrin nga burgu. Gjykatësja Matilda Fetau ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, Tahiri ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët. Avokati i Tahirit shpjegoi se klienti i tij i plotësonte të gjitha kushtet për të vuajtur dënimin alternativ në shtëpi.

Mes të tjerash ai kishte dy fëmijët në ngarkim dhe për më tepër bashkëshortja e tij ishte e sëmurë. “Kur e kapin krizat, dhe kjo është e vërtetuar me një raport mjeko-ligjor, është në pamundësi për t’u kujdesur për fëmijët” tha avokati duke folur për bashkëshorten e Tahirit. Tahiri e ka vuajtur dënimin në burgun e Fierit dhe në burgun e Kosovës, në Lushnje. Ish-ministri qëndroi përafërsisht rreth 16 muaj burg qeli. Sipas këtij vendimi, pjesën e mbetur të dënimit prej 1 vit e 8 muaj burg, ai do ta shlyejë në shtëpinë e tij në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Ai po ashtu mund të largohet nga banesa për nevoja të domosdoshme familjare, por vetëm pasi Shërbimi i Provës të jetë dakord. Ndërsa pjesa tjetër e dënimit prej 1 vit e 4 muaj është vuajtur nga Tahiri gjatë qëndrimit në burgun 313, në burgun e Fierit, në Rrogozhinë dhe së fundi në burgun e Bradasheshit në Elbasan.

TË NGJASHME