Klodiana Vefa është 35-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes (28 shtator) me plumb në kokë teksa po kthehej në banesë.
Advertisements
Dyshohet se autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, i cili është shpallur në kërkim nga policia italiane.
Advertisements
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një rrugë periferike, në Castelfiorentino (jo larg Firences).
Viktima po kthehej nga puna për në banesë, kur u qëllua me armë zjarri për vdekje rreth orës 20:00 në fshatin Puppino.
Policia ka marrë në pyetje fëmijët e mitur të viktimës të moshës, 17 dhe 14 vjeç, të cilët kanë deklaruar se mes prindërve të tyre ka pasur debate të shpeshta.
Mësohet se Klodiana Vefa dhe autori kanë debatuar para se ky i fundit ta ekzekutonte në rrugë.
Ajo po kthehej nga puna për në banesë dhe vrasësi i ka bërë pritë në rrugë. Pas krimit, autori është larguar me automjet, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.
Por çfarë shkruante ajo në rrjetet sociale
Në një postim në 17 shtator në Instagram, ajo shkruan: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”.
Xhelozia dyshohet se mund të jetë shkak i ngjarjes. Më pak se një muaj më parë, Klodiana shkruante: “Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre”.
Dhe në rrjetet e saj sociale komentet e bashkëshortit të saj Alfredit ishin zhdukur tashmë prej pak kohësh.
Gjurma e fundit në faqen sociale daton në 18 prill 2022, kur ai komentoi një foto të Klaudias në shoqërinë e djalit të saj.