Dedikimi prekës! Më fal o nënë që s’të mbrojta nga nusja ime, të shkaktova shumë vuajtje. Ma bëj hallall!

by author

TË nderuar ! Po e shkruaj këtë letër jo thjesht që të tregoj historinë time, por edhe që t’u kërkoj burrave të mos i harrojnë nënat.Gjithashtu, do t’u kërkoja të gjitha nënave dhe grave apo vajzave që do të bëhen bashkëshorte në të ardhmen, ta mendojnë një herë veten në vend të burrave.

Advertisements

Unë jam nga Jugu i Shqipërisë, nga qyteti i luleve, siç quhet qyteti im. Tani jam babai i dy fëmijëve të mrekullueshëm. Historia ime e ka zanzfillën qysh në ngjizjen time në barkun e nënës. Babai im punonte ushta rak kur u martua me mamanë time

Advertisements

Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha:– Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vdes si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh, – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.

Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”.

Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.– Kjo s’hahet, – uIëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para.

– Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj? – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda.

– S’dua që të lodhesh fare, dua të më bësh një nipçe apo mbeskë të shëndetshme, pa punët e shtëpisë këtu janë. Kur të kem fuqi për t’i bërë do t’i bëj, kur s’kam, do t’i lëmë, po ti nuk do të prekësh asgjë me dorë.

– Vajza qan natën se ajo është bebe, ndërsa ju duhet të shkoni në punë në mëngjes. Pastaj, ajo me mua po rri gjithë ditën…

E kështu, krevati i vajzës kaloi nga dhoma e nënës sime, kurse unë e ime shoqe flinim e rehatoheshim si të ishim adoleshentë. Por e pushuar dhe e rehatuar siç ishte gruaja ime, sigurisht që do të nxirrte vickla për mirërritjen e vajzës.– Pse s’ia ke larë buzët, moj mama? Shiko si duket çupa, sikur ka dalë nga kazani i plehrave! – ulëriti një ditë sapo u kthyem nga puna.

– Të lutem, drita e syve të mi, unë nuk jam e lumtur t’ju shoh juve të zi.heni në këtë mënyrë. E bëj gjithçka që ju të dy të ndiheni mirë. I vetmi gëzim i imi është lumturia e familjes tënde. – më ktheu shpinën dhe vazhdoi t’i lante duart e buzët çupës.

E kaluam një javë në heshtje në shtëpi dhe gjërat filluan të qetësoheshin. Në fakt, heshtja kishte qenë vetëm në praninë time sepse ime shoqe kishte vazhduar të zihej çdo ditë me time më dhe ajo kurrë nuk hapi gojën të ankohej.

Pas dy vitesh, ime shoqe lindi djalin dhe filloi punë edhe më herët sesa me vajzën. Sigurisht, e kishte mendjen të fjetur që djali vetëm do të puthej e përkëdhelej nga nëna ime. Ime më nuk pranoi as të çonte vajzën në çerdhe dhe i mbante të dy fëmijët. E kuptoja që lodhej dhe kur kthehesha mbasditeve, përpiqesha t’ia lehtësoja krahët në të gjitha mënyrat, ndërsa ime shoqe ruante thonjtë se mos i prishej manikyri.Një ditë, ime më më tha se ishte gjyshja më e lumtur në botë. “Jam jo vetëm gjyshe, po edhe nëna më e lumtur në botë. Kam lindur e rritur një djalë azgan dhe kam mbeskë e nip që më japin gjithë botën kur më zgjasin krahët të vijnë tek unë. E kështu fëmijët u rritën e u bënë për shkollë.

Ime më, si gjithmonë e urtë dhe e bindur, i çonte e i merrte nga shkolla e kopshti. Ndërsa vitet kalonin, ajo plakej e dobësohej. Në fillim mendova se e kishte nga mosha atë lloj dobësimi, sepse ajo nuk ankohej kurrë, por një ditë e pashë të ecte nëpër shtëpi duke u mbajtur për muri dhe i thirra mendjes. I shkova nga prapa dhe e mbajta.

– Të lutem, më thuaj, kështu ecën gjithë kohën apo pate ndonjë marrje mendsh tani për momentin? – i thashë.

– Jam mirë bir, – më tha ndërsa u kthye të më shihte dhe vetëm në atë moment pashë sytë e saj me lot. E gjithë bota m’u shkërmoq kur pashë ata lot dhlmbjeje shpirtërore dhe fizike bashkë.

– Nesër do të shkojmë bashkë në spitaI, – i thashë ndërsa e ndihmova të shkonte në banjë. E prita mbas dere dhe kur doli, e mora hopa për ta shtrirë në krevat.

– Për nesër gjej si të duash mundësinë të rregullosh fëmijët se mamanë do ta çoj në spital, – i thashë sime shoqeje.

Vizita në spital shkoi më për dreq sesa e kisha imagjinuar. Ime më ishte kujdesur për fëmijët e mi, për mua e për time shoqe, por pa patur asnjë dëshirë të vazhdonte të kujdesej për jetën e saj. Morëm iIaçet dhe e çova në shtëpi. U ula përkrah saj në krevat pasi e shtriva dhe fillova t’i flisja.

– Dua të të them diçka, e shtrenjta ime. Dashuria për ty është e njëjtë me atë që kam patur qysh ditën kur linda dhe kam pirë në gj.irin tënd. Dhe të lutem, kuptoje se për mua je shumë e rëndësishme. E kuptoj që me time shoqe nuk shkoni mirë, por gruan s’e ndaj dot se janë dy fëmijët, – i thashë.

– Jooo, bir, mos ma shto dhlmbjen, – foli me zërin e mekur.

– Atëherë do të bëjmë një pakt bashkë, ti do të kujdesesh për veten aq sa mundesh, ndërkohë që pasditeve do të kujdesem unë, por dije se nëse ti nuk kujdesesh për veten, unë do zihem e do ndahem e gruan time. Ti je më e shtrenjtë sesa krevati me atë, – i thashë dhe i përkëdhela faqen, e putha, qava bashkë me të dhe u nisa për në punë.

Atë ditë mbasdite, kur ime shoqe mbërriti në shtëpi, më gjeti me prerësen e thonjve në duar.

– Tani do presësh thonjtë e do t’i bësh ti punët. Mbaroi manikyri, fjalët e tua që plaka s’di të bëjë punë e gjithë yçklat e tua. Dhe ta dish që nëse edhe një herë të vetme do t’i thuash ndonjë fjalë nënës sime për ta Iënduar më shumë se ç’ke bërë këto tetë vjet, ta dish se ne të dy do të takohemi vetëm në gjykatë, – i thashë ndërsa e shihja në dritë të syve.

E kuptoi që e kisha seriozisht gjithë ç’i thashë. Nga ajo ditë, ime shoqe pothuajse nuk foli më me time më, nëna ime u bë më mirë dhe e mori veten, por kujdesin për fëmijët e mi nuk e ka ndaluar as edhe një sekondë.

Tani jam më i qetë, por e kuptoj që i gjithë faji kishte qenë i imi. Jam rritur i llastuar dhe mendova se zgjat gjithë jeta ashtu. Tani, gruaja ime vazhdon t’i varë turinjtë herë pas here, por mua aq më bën, mjafton të mos ma ngacmojë mamanë.

Të lutem më fal nëna ime, ma bëj hallall gjithë vuajtjen që të shkaktova duke mos reaguar.

TË NGJASHME