Deklarata shokuese e nxënëses ku ndodhi masakra në Serbi: U shtriva sipër që të mendonte se kisha vdekur

by author

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë në Beograd, ku një 14 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri shokët dhe mësuesen në klasë.

Advertisements

Një nxënëse në klasën ku ndodhi sulmi ka thënë se ai është futur brenda dhe në fillim ka sulmuar mësuesen e historisë më pas është kthyer nga shokët dhe ka nisur që të qëllojë.

Advertisements

Në një prononcim të shkurtër për mediat ajo ka thënë se është shtrirë mbi shokët e vrarë të klasës, që ai të mendonte se edhe ajo ka vdekur.

“Ka filluar të qëllojë rastësisht, ka pasur dy gëzhoja në dorë, fillimisht ka qëlluar mësuesin e historisë dhe më pas ka vazhduar.

Ai vrau dy nga miqtë tanë, unë isha u shtriva sipër tyre që ai të mendonte se kisha vdekur. Ai doli nga klasa, të shtënat dëgjoheshin ende. Kur u ngrita, e pashë që shokët kishin vdekur”, ka thënë nxënësja në klasën e së cilët ndodhën të shtënat.

Ndërkohë para shkollës ka prindër të shumtë që kërkojnë të marrin informacion në lidhje me fëmijët e tyre.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje ku dyshohet se kanë humbur jetën 8 persona është vënë në pranga nga policia, pak minuta pasi ndodhi tragjedia.

TË NGJASHME