Del foto e Gert Shehut me pranga në spital, ja çfare iu komunikua

by author

Në foton e mësipërme shfaqet 31-vjeçari, Gert Shehu, në ambientet e spitalit teksa firmos deklarimet.

Advertisements

Sikurse duket në pamje ai është me pranga në duar ndërsa në fytyrë shfaqet i enjtur për shkak të lëndimeve që mori ditën e djeshme pasi u qëllua nga mbështetësit e kreut të PD, Sali Berisha.

Advertisements

Ndërkaq mësohet se 31-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në spital.

Sipas raportimeve ai nuk ka pranuar që të japë deklarime të plota rreth asaj që ka ndodhur ditën e djeshme gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. 31-vjeçari ka thënë se “do të flasë në një moment të dytë”.

31-vjeçari Shehu qëlloi kreun e PD, Sali Berisha teksa ky i fundit po marshonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, krah kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Menjëherë pas sulmit ai u neutralizua nga bodigardët e Berishës ndërsa drejt tij u sulën edhe mbështetësit demokratë që kishin dalë në protestë të cilët nisën ta qëllonin.

Duke qënë se mbeti i lënduar, Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.

TË NGJASHME