Petrit Vuksani, 51 vjeç, mbeti i vrarë më armë mesditën e kësaj të marte në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 51-vjeçarit, që ndodhet pranë “Varrezave Katolike” të qytetit.
Advertisements
Gazetarja Emi Kalaja, në një raportim nga vendi i ngjarjes, tha se një person i armatosur ka shkuar në shtëpinë e viktimës duke e qëlluar atë për vdekje. Në momentin e ngjarjes, sipas gazetares, Vuksani ndodhej i vetëm në banesë.
Advertisements
Viktima kishte pak kohë që kishte ardhur nga Anglia, ku jetonte prej vitesh.
“Dyshimet e para janë që një person i armatosur është ngjitur në katin e dytë të banesës së Petrit Vuksanit 51 vjeç dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri. Petrit Vuksani, 51 vjeç kishte pak kohë që kishte ardhur nga Anglia, ndërkohë që akoma nuk dihen pista e hetimit dhe shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin e tij brenda banesës ku jetonte.
Në momentin ku ngjarja ndodhi ai ka qenë i vetëm në banesë ndërkohë që nuk dihet akoma autori i kësaj ngjarje. Pritet që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje duke pasur parasysh që autori ka qenë brenda në banesë, por edhe është ulur nga kati i dytë i një ndërtese dy katëshe”, raportoi gazetarja.