Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë, ku një person është gjetur pa shenja jete në makinën e tij. Viktima është Avni Basha nga fshati Vraniq i Suharekës. Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri nga shoku i tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Advertisements
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj pohoi se rasti ka ndodhur rreth orës 07:15 në Banjë të Malishevës.
Advertisements
“Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri.
Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore” ka deklaruar Elezaj.