Një 42-vjeçar nga Kosova është dënuar me 15 vite burg pasi gjykata e shpalli fajtor për përdhunimin e nipit të tij të mitur para dy vitesh. Kokollari u shpall fajtor për përdhunimin e nipit të tij, ngjarje e ndodhur në 4 Nëntor 2021 në Prizren,ku i mituri kishte shkuar me pushime.
Advertisements
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale. Vendimmarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje.
Advertisements
Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, në 10 Nëntor 2021. Ajo denoncoi në polici vëllain e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte abuzuar me djalin e saj të mitur.
Ajo deklaroi asokohe në polici se është shtetase kosovare dhe e martuar në Berat, ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen “28 Nëntori” dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj. Në datën 4 Nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës, ku ka qëndruar deri në datën 9 Nëntor dhe kur ishte kthyer në Shqipëri djali i kishte treguar gjithçka.