Dëshmia e rrallë: Vetë Mehmet Shehu ka shëruar djalin te Kisha e Laçit, ai nuk fliste(Video)

by author

Kisha e Laçit ose e njohur edhe si Kisha e Shën Ndoit, është një nga vendet e shenjta në Shqipëri, ku njerëzit besojnë më së shumti.

Advertisements

Në këtë kishë thuhet se kanë ndodhur shumë në mrekulli dhe kjo ka bërë që shumë persona pavarësisht besimit që i përkasin ta vizitojnë çdo vit.

Advertisements

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, teologu Miron Cako ka treguar disa të fshehta nga ky vend, i cili nderon dy shenjtorë si Shën Ndoin dhe Shën Vlashin.

“Njerëzit ngatërrojnë kultin e Shën Ndoit me Shën Vlashin. Ndoi ka ardhur nga franceskanët në shekullin e 14 jo si person por kulti i tij. Kjo e bënë edhe më me shumë vlerë këtë kult”.

Sakaq, Cako ka zbuluar se si shkoi për herë të parë në këtë vend të shenjtë dhe si nisi të besonte në mrekullitë.

“Në Kishën e Laçit unë kam qenë në vitet ‘90 sapo fillova të besoja. Vija nga një brez i vështirë dhe fillova të besoja që nuk ja dalim dot vetëm. Njërëzit që shkonin atje më thanë që ti duhet të zgjidhësh problemin tënd se unë ndodhesha në kolaps. Kështu ndodhi, vajta atje.

Nuk është e lehtë të shkosh në një majë mali. Njerëzit kanë parë dhe dëgjuar diçka. Fjetja në vendet e shenjta është një traditë e krishterë se këto vendet jashtë qytetit quhen si spitale. Pasi janë edhe larg të shkosh”.

Ndër të tjera, teologu ka treguar për herë të parë se në kishën e Laçit, ish-kryeministri Mehmet Shehu ka shëruar djalin që nuk fliste, madje ka ndërtuar atje edhe një ndërtesë për të.

“Aty ka shëruar djalin e vetë edhe Mehmet Shehu, i cili ishte pa gojë, e ka çuara atje. Madje ka bërë edhe një ndërtesë për të”.

TË NGJASHME