Lushnje- Detaje të reja nga atentati në Lushnje.
Advertisements
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi është zbardhur një atentat i ndodhur 3 muaj më parë në Lushnje.
Advertisements
Uniformat blu kanë njoftuar se të arrestuarit janë Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla. Ky i fundit akuzohet se ka paguar Matjanin për të vrarë kushëririn e tij, Mario Hasalla.
Më 3 mars, Matjani ka qëlluar me armë në drejtim të Mario Hasallës, teksa ky i fundit ishte duke lëvizur me makinë në fshatin Ballagat. Në atë kohë, 22-vjeçari ka arritur t’i shpëtojë plumbave, të cilët kanë kapur hallën e tij, që ishte pasagjere në makinë.
Shak për atentatin është bërë një histori gjakmarrjeje mes tyre, pasi babai i Mario Hasallës ka vrarë vëllain e Laert Hasallës.
Policia vendore njoftoi seot se ‘specialistët e komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune hetimore intensive tremujore, të kryer me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pasoja e padëshiruar”.
Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat, si dhe kapja dhe vënia në pranga e shtetasve M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat, Lushnjë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi L. H. ka paguar shtetasin M. M., për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç (babai i shtetasit M. H. akuzohet për vrasjen e vëllait të shtetasit L. H.) Për të përmbushur porosinë e marrë, shtetasi M. M. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shtetasi M. H. dhe halla e tij, shtetasja B. S., 60 vjeçe. Nga të shtënat ka mbetur e dëmtuar në këmbë, 60-vjeçarja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.’