Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja me armë në banesën e 37-vjeçarit, Alfred Gjermeni, posedues i dy bizneseve, inpute bujqesore dhe farmaci.
Advertisements
Burime për Faxneës bëjnë me dije se 37-vjeçari është përleshur me aoturët të cilët kanë qenë 5 si dhe të maskuar.
Advertisements
Mësohet se nën kërcënimin e armës, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.
Ndërkohë pritet edhe verifikimi i kamerave të sigurisë të biznesit familjar për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Sakaq janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak pas mesnatën e kaluar.
Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.