Dhoma e gjumit ku u vra 37-vjeçarja ishte rrëmujë, ndërsa arma u gjet larg trupit të autorit! Pistë e re hetimi për krimin, dyshohet i përfshirë një person i tretë

by author

Një pistë e re hetimi është ngritur për krimin që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Dyshohet se një person i tretë është i përfshirë në ngjarje.

Advertisements

Dhoma e gjumit ku i gjet viktima, Migena Sinani, mësohet se ka qenë rrëmujë duke ngritur dyshimet për një përleshje.

Advertisements

Ndërsa arma është gjetur pak metra larg trupit të autorit të dyshuar, Ronald Sinani, i cili i dha fund jetës pasi ekzekutoi nusen e vëllait të tij.

37-vjeçarja po flinte në dhomën e gjumit së bashku me vajzën 2-vjeçe, kur u ekzekutua me armë.

Bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ndodhi krimi, pasi punonte si taksist natën.

Ndërsa prindërit e autorit të dyshuar që ndodheshin në banesë, janë marrë në pyetje nga policia.

TË NGJASHME