“Di që më ka vdekur gruaja dhe vëllai, por nuk i kam v rarë unë”, dëshmia e Xhevat Sinanit për policinë

by author

Xhevat Sinani, i cili vrau gruan dhe vëllanë e tij me sëpatë në mënyrë makabre, nuk mban mend asnjë detaj nga krimi i dyfishtë në Gramsh. Pas arrestimit, ai u pyet nga hetuesit,

Advertisements

por 80-vjeçari deklaroi në mënyrë të qetë se i kishin vdekur dy të afërmit, teksa mohoi se i kishte vrarë ata.

Advertisements

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. S’i kam vrarë”, mësohet të jetë shprehur i moshuari. Xhevat Sinani vrau gruan e tij, Zegjinenë, 72 vjeç,

brenda banesës së tyre dhe më pas Shaqirin të vëllanë, po 72 vjeç. Pas krimit, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer vrasjet.

80-vjeçari qëlloi fillimisht gruan e tij brenda banesës dhe me një tjetër sëpatë ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje.

Më pas ai u arratis, për t’u kapur pas disa orësh nga policia. Dyshimet e para janë se autori vuan nga probleme mendore, teksa rrethanat që e çuan në këtë krim janë ende të paqarta.

TË NGJASHME