Meterologia Lajda Porja thotë se reshjet intensive të nisura në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, do të vijojnë deri në mbrëmje, teksa të enjten, do të ketë ndërprerje të reshjeve.
Advertisements
Në një intervistë për ABC News, Porja u shpreh se herë pas herë do të ketë stuhi ere në brigjet e Vlorës, por edhe në Adriatik. Reshjet intensive do të nisin sërish të premten dhe të shtunën.
Advertisements
Sipas Porjas, do të ketë rebeshe pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore. Ndërkaq, të dielën do të ketë mot me diell.
“Në fakt, situata nuk është se ka lajme të mira. Deri në orët e vona të mbrëmjes kemi reshje pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Do të ketë reshje me intensitet, edhe pse ka herë pas here ndërprerje të tyre. Pothuajse e gjithë ultësira perëndimore, Lezha, Shkodra, Tirana, qarku i Vlorës dhe Gjirokastra, e gjithë dita e sotme me rrebeshe shiu, do kemi stuhi ere kryesisht në brigjet e Vlorës, por edhe në Adriatik.
Do të kemi një përmirësim të situatës në mbrëmje, nesër do të kemi ndërprejre të reshjeve. Dita e premte do të sjellë reshje me intensitet mesatar dhe të larta në të gjithë territorin, duke filluar nga mesdita. Do të kemi rrebeshe, pothujase të gjithë qytetet e ultësirës perëndimore do të raportojnë probleme. Toka është e ngopur me lagështirë, reshjet e sotme do luhaten deri në mbi 80 mm, është një sasi e konsiderueshme në një kohë të shkurtër. Do ketë reshje të premten dhe të shtunën, do ketë ndërpreje ditën e dielë, do rinisin të hënën.
Po prodhohen ciklone dhe suhi tropikale njëri pas tjetrit, duke filluar që nga kjo datë dhe deri të paktën më 20 nëntor, Shqipëria dhe gadishulli ballkanik, do përjetojë sasi të konsiderueshme të reshjeve duke e bërë një muaj të lagësht. Do ketë zona që do marrin edhe dyfish të sasisë së reshjeve. Nuk do thoja që është normale, do bëjmë një analizë të mirëfilltë duke mbledhur reshjet në pjesën e parë të nëntorit, është tejkaluar norma mujore në të gjithë pjesën veri-perëndimore. Efekti i El Ninos po ndjehet në të gjithë globin, rrjedhimisht edhe në Shqipëri”, theksoi ajo./abcnews.al