Muaji nentor vijon ende të jetë më temperature të larta. Ndryshimet klimatike, kanë sjellë një miksim të stinëve klasike. Vera që lamë pas, ishte ndër më të nxehtat, jo vetëm për Shqipërinë.
Advertisements
Meterologët thonë se tashmë kushtet atmosferike, kanë ndryshuar, duke qenë më në favor të temperaturave të larta.
Advertisements
“Sa i përket dimrit, deri në fund të vitit 2023, përfshirë dhe nëntorin dhe dhjetorin, ky vit do të mbyllet si një i nxehtë dhe më pas na pret serish që të kemi edhe ne vitin 2024 temperatura të larta.
Pra edhe dimri do të ketë më shumë ditë me diell dhe me temperatura mbi mesataren dhe më pak, ditë tipike të dimrit. Nga një dimër tre muaj do jetë i cunguar në vetëm 3-4 javë”,-tha meteorologia Lajda Porja.