Dinamika/ Aksidenti tragjik në Tiranë, po lëvizte me shpejtësi, i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën, ndërroi jetë në vend

by author

Një aksident i rëndë u raportua ditën e sotme pranë liqenit në Tiranë. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë humbi jetën i riu Arjan Shanaj.

Advertisements

Gazetari Evin Leka tha për ABC se makina tip Minicuper që drejtohej nga i riu Arjan Shanaja, lëvizte me shpejtësi në autostradën nga Sauku në drejtim të digës së Liqenit. Më pas ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Advertisements

Pjesët e makinës së tij kanë goditur një automjet tjetër që drejtohej nga Ylli Rama. Ky i fundit mësohet se fillimisht është ndaluar për ndihmë mjekësore pasi është gjetur në vendin e ngjarjes, por më pas është lënë i lirë, pasi nuk ishte i përfshirë në aksident.

/abcnews.al/

TË NGJASHME