Dita e tretë radhazi, vjen lajmi fantastik për Euron. Ja çpo ndodh me dollarin dhe paundin

by author

Euro ka vijuar për të tretën ditë rikuperimin ndaj lekut duke fituar disi pikë pas zhytjes totale në fund të javës së shkuar ku zbriti në kufijtë e 105 lekëve për një euro.

Advertisements

Banka e Shqipërisë publikoi pak më parë të dhënat nga tregu valutor, ku mësohet se një euro është këmbyer sot mesatarisht me 107.38 lekë duke fituar 0.61 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

Advertisements

Kjo është dita e tretë rresht që Euro vlerësohet në raport me lekun, megjithatë duket se nuk mjafton pasi rënia e javëve të shkuara ishte tepër e madhe.

Mbetet për t’u parë nëse këto rikuperime janë tregues i një trendi rritës të euros ndaj lekut apo thjesht korrektime të momentit pas asaj që ndodhi javën e shkuar.

Leku ndërkohë ka humbur pikë edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik, të cilët po ashtu janë vlerësuar.

Mësohet se një paund është këmbyer sot me 125.59 lekë, kurse një dollar amerikan me 99.37 lekë. Ky i fundit është duke iu afruar sërish kufirit 100 lekë pas rënies së javës së shkuar. /albeu.com

TË NGJASHME