Dita nis me mot të kthjellët, por…/ Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë pasdite

by author

Do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që orët e paradites të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare por pas-mesditës dhe në vijim; pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në të gjithë vendin.

Advertisements

Në zona të izoluara në Lindje të territorit do të ketë mini-stuhi breshëri.

Advertisements

Nën ndikimin e kushteve të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta vijon i gjithë territori edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Koova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në Veri dhe veriperëndim të Kosovës. Parashikohet që; pasditja të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Republikën e Kosovës, herë pas here priten stuhi të forta ere dhe breshër.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë; kushtet e motit në Republikën e MV në pothuajse gjithë ditën, ku parashikohet që vranësirat të zhvillohen gjatë orëvë të mesditës duke sjelle rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri.

Më të theksuara në zonat Jugore të MV. Orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike në Republikën e MV.

Evropa

Pothuajse i gjithë kontineti Europian do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme amtosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante. Konkretisht; me diell do të paraqiten Skandinavia,

Evropa Qendrore si edhe vëndet Lindore ndërsa si pasojë e aktivizimit të një qëndre ciklonare përkatësisht në pellgun e Mesdheut; Gadishulli Iberik dhe gadishulli i Ballkanit do të vijojnë me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri.

TË NGJASHME