Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri që u vra dy ditë më parë në Itali në përpjekje për të shpëtuar mikun e tij italian kërkon ndihmë për të sjellë trupin e të birit në vendlindje.
Advertisements
23-vjeçari nga Lushnja u vra nga një algjerian me një shtizë peshkimi, teksa ndërhyri për të shuar një sherr mes autorit dhe mikut të tij italian.
Advertisements
Agim Bitri ka thënë për mediat se familja nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin në Shqipëri.
Sot Agimi ka aplikuar për pasaportë, por i duhet edhe ndihma financiare. Ai ka bërë apel me lot në sy duke kërkuar dhe drejtësi për të birin që ishte i pafajshëm.
Babai i të riut tregoi se bashkëshortja e tij, nuk e di që djali ka vdekur dhe e mbajnë me ilaçe. Ndërsa situatë e vështirë është dhe për djalin tjetër, 18-vjeçar, në duart e të cilit humbi jetën vëllai i madh
“Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet”, deklaroi babai për gazetarët.