Kryeministri Edi Rama ka treguar sot shembullin e disa të rinjve nga Korça, të cilët fitojnë nga 1 mijë euro në muaj, deri në 8 mijë euro e se si nëpërmjet punës dixhitale mund të bëhesh një punëtor globi dhe jo thjesht, punëtor i një ndërmarrje këtu në Shqipëri.
Advertisements
“Dua të sjell një fakt që e kam mësuar së fundmi. Në Korçë janë të paktën 100 të rinj, të cilët sot fitojnë nga 1 mijë deri në 7-8 mijë euro në muaj. Janë 100 të rinj që janë në botë e tyre, nuk shkojnë të punmojnë as në shtet, as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime në internet për një palë të tretë”, tha ndër të tjera Rama.
Advertisements
Për 30 vjet godina e Pirmidës na ka bërë hije e duke na detyruar të mos e shembim për arsyet tona e duke na ironizuar që nuk më përdorni dot, në një simbol të fortë të Shqipërisë që duam nesër dhe në një arsye shumë të forte për t’ju thënë të gjithëve
që sot gjeografia është shumë pak e rëndësishme nëse mendja është mjaftueshmërisht e ushqyer dhe e zhvilluar për t’i kapërcyer kufijtë dhe ato hapa në kohë që do duheshin për këdo qoftë që do ishte në këtë vend 30 vjet më parë, sepse dija dixhitale e shoqëruar me dijet e tjera që janë të nevojshme për dikë që do hyjë më thellë në këtë univers,
është e mjaftueshme për të bërë këdo të fluturojë përtej kufijve dhe të jetë një punëtor i globit jo thjesht punëtor i një ndërmarrje këtu, i lirë që nuk i jep llogari askujt përveç atyre që i shërben përmes një kontrate të caktuar.
Një vajzë që është në Korcë kishte një portofol pune të paimagjinueshëm, që nga shërbimi për instagrimin e një boksieri në SHBA, tek shërbimi për një webasitë të një kompanie në Londër, tek puna për disa shërbime online, e kështu me radhë”, u shpreh kryeministri.
Po ashtu, kreu i qeverisë zbuloi edhe një nga pikat e platformës “Shqipëria 2030”.
“Një nga pikat e platformës Shqipërtia 2030 është kjo: Krijimi i një hapësire të re, ku shteti duhet të jetë aktori i drejtpërdrejtë për aftësimin sa më cilësor të rinjve të sotëm për të qenë nesër pjesë e këtij tregu të madh që ka mundësi të zgjerohet dhe jo të ngushtohet”.