Babai i 29-vjeçarit Kledi Tirollari, i cili u akuzua nga njerka se prej dy vitesh ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 12-vjeçaren, ka mohuar akuzat e bashkëjetueses.
Advertisements
Në një deklaratë për mediat, pasi togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të birit, ai u shpreh se kjo ishte një “hakmarrje” e bashkëjetueses së tij pas një debati që kishin pasur bashkë.
Advertisements
Sipas tij, nëna e 12-vjeçares i kishte kërcënuar se do t’i fuste të gjithë në burg, por mohoi se i biri ka kryer marrëdhënie s*ksuale me të miturën, duke shtuar se ai flinte në dhomë më vete.
“Kisha një fëmijë të vogël tek 8-vjeç e gjysmë, edhe ajo kishte fëmijë. Ramë dakord të bashkëjetonim. Ne debatuam, i thashë një të fshirë e të pastruar s’bën dot. Më tha ‘po me ju do të merrem unë, jua rregulloj unë’. Unë kam 3 djem, kur e kam marrë bashkëjetuese djemtë i kam pasur në Greqi. Kur erdhi djali tha po mirë e kemi si motrën tonë, hamë e pimë bashkë. Nuk është e vërtetë që djali ka kryer marrëdhënie me të, ajo e akuzoi sepse debatoi me mua.
Djali kishte dhomën e vet. Rrinim në një shtëpi, vajza qëndronte me nënën e saj, shkollën e kishim afër dhe e çonim. Janë muhabete të kota. Më tha “do ju fus të tërëve në burg”, tha i ati me lot në sy.