“Do ju vras, do ju shkatërroj”, pas ankthit që i shkaktoi Noizyt, Cllevio përballet me akuzat në qeli, shihni se çfarë bën Rigelsi

by author

Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano” u ndalua sot në Rinas pas kërcënimeve në Tik Tok ndaj Rigels Rajkun i njohur si “Noizy”.

Advertisements

Ndalim i ka ardhur pas denoncimit të Noizy dhe babai i tij, të cilët kanë thënë para uniformave blu se Kleviol Ahmeti i ka kërcënuar duke i thënë se “do i vrasë dhe shkatërrojë”.

Advertisements

Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se 37-vjeçari Kleviol Ahmeti, banues në Lushnjë akuzohet për penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës.

Ndërkohë, Noizy në rrjetet sociale vijon promovimin e albumit të tij më të ri “Alpha” si dhe së fundmi ka publikuar dhe këngën më të re të Ledrit, një projekt i dedikuar posaçërisht për urrejtësit.

TË NGJASHME