“Do rri unë këtu! Lekët atje lart te shtëpia nxirri ti!” Biseda në qeli që futi në kurth nënë e bir

by author

Përgjimi në dhomat e shoqërimit ku ishin vendosur Rozeta Rakipllari dhe djali i saj Havier Dobi ka çuar në zbulimin e vendndodhjes së 404 mijë eurove në tubin e aspiratorit.

Advertisements

Pasi ishin shoqëruar nënë e bir kanë nisur të flisnin së bashku se policia kishte gjetur vetëm 120 mijë euro, por jo shumën tjetër të fshehur.

Advertisements

Ora News zbardh një pjesë të këtij përgjimi në ambientet e komisariatit nr 2. Gjatë bisedës së tyre kuptohet se nëna do të merrte përsipër krimin për të liruar nga përgjegjësia penale të birin

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua

Rozeta: Asgjë do rri unë ketu

(Nenkupton se do ta marre ajo persiper vjedhjen)

Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do ti nxjerr une

(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Më pas Rozeta kritikon të birin pse ka marre shume para

Edhe vëllai i Alda Klosit kallëzon pastruesen në polici, njohu bizhutë e gjetura në shtëpinë e Rozetës
Ai i përgjigjet kam marre vetëm 50 mije duke nënkuptuar euro.

Nënë e bir u arrestuan më 7 janar pasi u gjetën 120 mijë euro. Pikërisht biseda e përgjuar ka shërbyer si indicie e fortë për policinë, se brenda në banesë kishte dhe para të tjera të fshehura. Mesditën e 8 janarit policia shkoi dhe kontrolloi sërish shtëpinë e pastrueses, duke gjetur shumën prej 404.000 dhe vlerave të tjera monetare të cilat ishin fshehur në aspiratorin e banesës.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Rozeta Dobi i ka marrë paratë në kasafortën që ka qenë në shtëpinë e Alda Klosit dhe e kishte bërë pasi e urrente.

TË NGJASHME