Ish-banori dhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, feston sot 38-vjetorin e lindjes. Partnerja e tij, Kiara Tito, është kujdesur që t’a surprizojë këngëtarin që në mesnatë. Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se moderatorja kishte organizuar një darkë romantike.
Advertisements
Madje vetë Luizi e falenderoi publikisht duke i shkruar krahas video me trëndafila të kuq: “Faleminderit që ekziston”.
Advertisements
Teksa kanë pritur bashkë ditëlindjen, ata gjithashtu bënë edhe një live në rrjetet sociale, ku Kiara ka nisur që t’i kërkojë ‘llogari’ për pyetjet që ndjekësit i bënin në “Twitter”.
Dikush e ka pyetur moderatoren e njohur si ia ka vendosur emrin Luizi në telefon, ndërsa ajo i tregon: “Korba”.
Ndërsa Luizi mes të qeshurash, tregon historinë që fshihet pas këtij emri:
“Kur isha në Korçë m’u afrua një zonjë për të bërë foto dhe unë isha duke folur me Kiarën me video. Kiara ishte ishte e shtrirë në krevat përgjumshëm dhe kur e pa kjo zonja tha ‘uaa, ja dhe kjo korba’. E pyeta ça domethënë korba e m’a shpjegoi. Na mori gazi të dyve dhe i vendosa emrin në telefon ashtu. Por kjo mund të ndryshojë”.