“Dua të di të vërtetën për djalin tim. Më çoni te Samiu”.
Advertisements
Këto janë fjalët që babai i Sami Macukullit tha pasi 22-vjeçari me origjinë nga Dibra u rrëzua nga një shtyllë tensioni në Itali dhe humbi jetën. Ilirjan Macukulli është i vetmi familjar që i riu shqiptar kishte në Itali dhe ai kërkon të dijë si u rrëzua djali i tij nga një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta.
Advertisements
Ata kishin patur një marrëdhënie të veçantë bashkë, pasi kishin punuar për një kohë të gjatë për të njëjtën kompani.
Mëngjesin e sotëm, 14 qershor, rreth orës 7 të mëngjesit, Ilirjani kishte një takim në via Pineda, në fillim të Falconerës, me pronarin e tij Samir Cela dhe kolegë të tjerë. Mbrëmjen e kaluar, Samiri i kishte caktuar një takim në Brescia dhe Ilirjani ia kishte ndjerë zemra arsyen. Për këtë ai tha:
Isha jashtë lokalit, duke pritur të shkoja në Brescia për të kuptuar se çfarë ndodhi. Mësova se djali im u aksidentua por ndodhej në spital.
Më pas Ilirjani ka hipur në një makinë i shoqëruar nga kolegë të tjerë dhe punëdhënësi janë nisur për në Brescia. Pronari i tij Samir Cela, ka nxjerrë në pah disa aspekte të historisë.
Ilirjanit i kemi kursyer disa detaje për këtë çështje, pasi kemi frikë se si mund të reagojë. Ne duam ta mbrojmë dhe të flasim pak nga pak me të. Ne kemi frikë se ai mund të sëmuret dhe të pësojë një atak në zemër. Sapo të jemi në Brescia do të përpiqem si t’ia tregojmë atij.
Këto janë orë jashtëzakonisht të ndërlikuara dhe të vështira për komunitetin shqiptar të Caorle , por mbi të gjitha janë orë ankthi për kolegët e punës dhe miqtë e Samiut dhe babait të tij. Samir Cela, që dikur kishte qenë edhe pronari i 22-vjeçarit Sami Macukulli thotë:
Sami ishte një djalë i denjë, i cili mendonte vetëm për të punuar, ai e donte punën e tij. Ai ende banonte në Caorle pavarësisht se punonte për një kompani në Brescia. Dëgjova se një litar u këput. Por si bëhet kjo? Këto punime në shtylla duhet të bëhen duke garantuar siguri! Ne duam të dimë gjithçka për këtë histori. Samiu ishte gati të martohej: ai meriton drejtësinë.