‘Do tu japim të gjithëve pasaporta’ Italia jep lajmin e madh për shqiptarët

by author

Parlamenti italian është duke diskutuar një projektligj që u jep shtetësinë fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollimi.

Advertisements

Kjo u bë me dije nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, pas takimit që patën në Tiranë.

Advertisements

“Këto ditë është duke i diskutuar në parlamentin italian ligji mbi shtetësinë në mënyrë që të gjithë ata të rinj që kanë lindur në Itali

dhe kanë kryer një cikël shkollor do të mund të përfitojnë shtetësinë italiane. Ata mund të shndërrohen edhe shtetas italianë krahas faktit se janë shtetas shqiptarë”, tha ai.

Ai nënvizoi se komuniteti shqiptar në Itali është mëse i integruar gjithashtu dhe niveli i sipërmarrjes së shtetasve shqiptarë në Itali është tejet i lartë.

Sa i takon integrimit, Fico tha se BE duhet të çojë përpara të gjithë procedurat e anëtarësimit dhe në veçanti të anëtarësimit të Shqipërisë.

TË NGJASHME