Marjeta Karaj, drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit” është 56 vjeçarja që bashkë me të birin dhe një person tjetër mori peng 61-vjeçarin Menduh Kurt-Deda dhe e dogjën për së gjalli për borxhin e pashlyer me vlerë 1 milionë lekë të reja. Ngjarja ndodhi në vitin 2017.
Advertisements
Ata kapën 61-vjeçarin që fshihej prej kohësh, e çuan në zonën e Alliasit dhe më pas i biri i Marjetës, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota e çuan në një zonë pyjore, Kodër-Shepal ku e dogjën për së gjalli.
Advertisements
Marjeta Karaj, drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”, në 10 qershor të këtij viti është takuar me Ilir Metën, i cili ende kishte postin e Presidentit. Por nga fotografitë në rrjete sociale duket se kishte edhe pasion për muzikën e pianon.
Marjeta Karaj është personi që shihni në fotot e mëposhtme, e cila kishte mundur që të depërtonte lart në shoqërinë e vendit, duke u shoqëruar me ata që cilësohen si “elita” e vendit, mes tyre edhe asokohe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Bënte vizita në Presidencë, merrte dhe çmime dhe dekorata të rëndësishme.