Detaje të reja janë publikuar në lidhje me dhunimin e 22-vjeçares, Dafina nga bashkëshorti i saj, Aurel Kurti.
Advertisements
Ky i fundit u arrestua në Greqi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe se e ka mbajtur peng në shtëpi për shkak se 22-vjeçarja ka lindur vajzë.
Advertisements
Në lidhje me çështjen babi i 28-vjeçarit hodhi akuza se nusja e tij kishte një lidhje tjetër që të cilën e ka hedhur poshtë nëna e 22-vjeçares.
Për mes emisionit “Me zemër të hapur” nëna e 22-vjeçares, Lumja ka dalë në një deklaratë ku ka hedhur poshtë akuzat e vjehrrit të vajzës duke u shprehur se ajo nuk kishte asnjë lidhje tjetër.
Dafina, e cila u torturua nga bashkëshorti i saj Aurel Kurti dhe u mbajt mbyllur brenda banesës në Volos, hodhi poshtë pretendimet se e bija mund të kishte lidhje tjetër, siç pretendoi vjehrri i saj.
Lumja gjithashtu ritheksoi se vajza e saj ishte mbyllur brenda dhe dhunohej nga dhëndri i saj.
“Familjes Kurti i bëj thirrje që të mos ofendojnë vajzën time kot, nuk ka lidhje tjera. E dini se çfarë fëmije keni. Do i bëj denoncim nëse më ofendojnë vajzën,” tha Lumja.
Ndërkohë nga ana tjetër vjehrri i 22-vjeçares për mes një telefonate u shpreh në emision se kishte dhënë një mendim se nusja mund të ishte në lidhje por jo se mund të ishte e vërtetë.
Ai i kërkoi Lumes dhe vajzës së saj të tërhiqen nga çështja duke shtuar gjërat do të rregullohen dhe se në çdo familje ka përplasje.
“Të bëjë një tërheqje se është më mirë, do rregullohen gjërat. Unë Lumen nuk e takoj asnjëherë, sepse ka thënë gjëra që nuk janë të vërteta.
Për djalin e them, nëse e ka dhunuar të dënohet. Edhe nëse unë shkoj, ajo s’më pranon”, u shpreh Gëzim Kurti.