DPSHTRR bën njoftimin me rëndësi për të gjithë ju që keni një automjet: Ja cilat mjete lejohen te importohen dhe regjistrohen

by author

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka njoftuar qytetarët për mjetet që lejohet të importohen/regjistrohen në vendin tonë.

Advertisements

Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë e duhur mjedisore, ju nuk lejoheni ta importoni në Shqipëri apo ta regjistroni bën me dije DPSHTRR.

Advertisements

Cilat mjete lejohen të importohen/regjistrohen?

Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër.

EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet:

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1,

të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri!

Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër;

Mjetet motorike të tjera të reja si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër./Burimi: SCAN

TË NGJASHME