Kurioziteti i fansave për të ditur se si po shkon romanca e Luiz Ejllit me Kiara Titon është shumë i madh. Madje jo vetëm kaq, ata duan të dinë edhe çfarë raporti kanë këngëtari dhe moderatorja me familjarët e njëri-tjetrit.
Advertisements
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar herë pas here foto apo video në “Instastory”, ku shfaqej së bashku me vëllain e partneres së tij. Madje nuk ka lënë pas as prindërit e Kiarës.
Advertisements
Ndërkohë një ditë më parë, Luizi ka ndarë me mijëra ndjekësit një video mjaft të veçantë. Ai shfaqet së bashku me gjyshin e moderatores së njohur, Veliun.
Ajo çfarë artisti ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij ishte vakti i drekës që po konsumonte.
“Eh ku jam duke ngrënë drekën më të mirë në botë, shihe. Jam duke ngrënë groshë. Bukë e groshë, u kënaqa. Me Veliun, gjyshi i Kiarës. Duke ngrënë bukë e groshë”, dëgjohet të thotë Luizi, teksa tregon bukën, pjatën e mbushur me groshë dhe më pas gjysh Veliun.