Pas gati një muaj nga vrasja e një 39-vjeçari shqiptar në Greqi nga fqinji i tij, gjatë një konflikti për një vend parkimi, familjarët e shqiptarit kanë folur së fundmi për ngjarjen e rëndë
Advertisements
Në një intervistë për mediat greke, bashkëshortja e 39-vjeçarit ka treguar vështirësitë me të cilat po përballet, si dhe për tronditjen që kanë përjetuar tre fëmijët e saj nga humbja e të atit, dhe faktin që ata ende nuk e dinë mënyrën se si ai ndërroi jetë.
Advertisements
“Fëmijët e dinë që babi ka ikur, por jo si, sepse unë nuk jam gati”, shprehet e veja e 39-vjeçarit. “Ishte e çuditshme, sa herë ai puthte fëmijët dhe na përshëndeste, atë ditë na puthi dhe tha “shihemi përsëri në mbrëmje”, gjë që nuk ndodhi kurrë”, ka deklaruar ajo.
“Me kalimin e kohës mungesa e tij në shtëpi është gjithnjë e më e dukshme”, tha ajo, ndërsa ka treguar se fëmija i tyre i vogël po e ndjen edhe më shumë mungesën.
“I vogli sa herë shkon në shtrat për t’u shtrirë thotë “dua babin jo foton e tij”. Është shumë e vështirë për fëmijët”, tregon ajo, duke theksuar se “Vangjelis iku në moshën 39-vjeçare dhe fëmijët e mi po vuajnë”.
Ndërkohë vëllai i të ndjerit mes emocionesh ka treguar mungesën e të vëllait në familje dhe ditët e vështira që kanë kaluar, ndërsa ende e ka të vështirë ta pranojë humbjen e tij.
“Ai ishte shoku im më i mirë, babai im. Ishte gjithçka për mua”, është shprehur vëllai i 39-vjeçarit, duke theksuar se Vangelis ishte një njeri që kujdesej për familjen dhe punën e tij, dhe nuk kishte lënduar kurrë askënd.
“Ai shkonte në punë nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të natës për të ushqyer fëmijët e tij. Më mungon buzëqeshja e tij ”, deklaron ai me dhimbje, duke shtuar se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar familjen e vëllait të tij të ndjerë.
Kujtojmë së ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 15 shtatorit, jashtë një parkingu në rrugën Praxitelous 147, ku viktima ka debatuar më një 65-vjeçar, ndërsa ky i fundit është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë, ku dhe e ka qëlluar shqiptarin dy herë në kokë.
Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.