Fredi Beleri kërkon në gjykatën e Durrësit leje për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës, trupi gjykues vendosi se kompetenca i përket Gjykatës së Lartë.
Advertisements
Pas vendimit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se nuk ka asnjë ligj që e ndalon Belerin të bëjë betimin si kryebashkiak, por ai mbahet në burg si i burgosur politik i Edi Ramës.
Advertisements
“Ju e shikoni që topi po hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e moskompetencës. Të gjithë qytetarët t’i hedhin një sy Konventës Kuadër për të Drejtat e Njeriut, neni 6 pika 2,
që flet për prezumimin e pafajësisë të çdo qytetari që nuk ka një dënim të formës së prerë. Një qytetar që prezumohet i pafajshëm, i cili është zgjedhur nga komuniteti I Himarës për të qenë kryetar bashkie,
me çfarë ligji pengohet që të shoqërohet për të marrë detyrën duke nisur nga kryerja e betimit. Nuk ka asnjë ligj që nuk e lejon të betohet dhe të marrë detyrën përveç arbitraritetit. Ëhstë një çështje kryekëput politike dhe Beleri vijon të mbetet një i burgosur politik, personalisht i zotit Rama”, tha Dule.