Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të martë brenda makinës së tij në lagjen Nr.3 të qytetit të në Durrësit.
Advertisements
Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A.R. banues në Krujë.
Advertisements
Policia bën me dije se nga kqyrja paraprake,
në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore,
vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit./Opinion.al