Dy djemtë i vdiqën brenda 7 muajsh, nënës së tyre i bie të fikët kur dëgjon lajmin tronditës

by author

Aksidenti tragjik në Venecia ku humbën jetën 3 të rinjtë, Altin Hoti, Giulia Di Tillio dhe Egli Gjeci i ka tronditur të gjithë.

Advertisements

Por më shumë familjarët e Altinit të cilët brenda shtatë muajsh kanë humbur dy djemtë, Admirin 18-vjeçar në maj dhe Altinin 22-vjeçar mëngjesin e 8 dhjetorit.

Advertisements

Në shtëpinë e familjes Hoti, nëna nuk pushon së qari, ulërimat e dëshpërimit që nuk i ka më dy fëmijët dëgjohen disa metra larg.

Një kolege e punës së saj, teksa del nga shtëpia e familjes Hoti, thotë:

“Asaj ka rënë të fikët dy herë që kur ka dëgjuar për aksidentin. Nuk gjen qetësi, i humbi të dy fëmijët për pak muaj”.

Një nga hipotezat e marra në konsideratë për aksidentin nga hetuesit është shpejtësia, ndoshta e madhe, me të cilën lëvizte makina.

Sot do të kryhet autopsia e trupave të tre të rinjve dhe analizat toksikologjike për të kuptuar nëse ata kishin pirë apo përdorur lëndë narkotike.

Altin Hoti, Giulia Di Tillio dhe Egli Gjeci po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në klubet e zonës, kur pak pas orës tre të mëngjesit u aksidentuan me BMW-në, të cilën Hoti po e drejtonte.

Një i ri i katërt, i cili duhej të merrte pjesë në mbrëmje me miqtë, u shpëtua sepse vendosi të qëndronte në shtëpi.

Për Hotin makinat ishin një pasion i vërtetë, ai postonte në rrjetet sociale video me makina dhe gara.

“Vetëm falë Giulia-s, Altini kishte gjetur forcën për të vazhduar jetën pas vdekjes së vëllait”, thotë një mik. “Gjithmonë e rekomandoja që të drejtonte me kujdes, i pëlqente shpejtësia, por sigurisht që nuk po kërkonte vdekjen, aq më pak me njerëzit që donte”.

TË NGJASHME