“Dy kushërinjtë më shantazhonin në Instagram, s’po shkoja në shkollë”, zbardhet dëshmia e 16-vjeçares pas masakrës në Klos

by author

Zbardhet dëshmia e 16-vjeçares që u bë “mollë sherri” për masa krën e Klosit pasditen e djeshme.

Advertisements

Kenado, 17 vjeç dhe Liri Shira, 46 vjeç (babë e bir) mbetën të v rarë pasi u qëll uan me pi stoletë nga Fiqiri Mjeshtri.

Advertisements

Ndërsa Eglantin dhe Renato Hasula (babë e bir) mbetën të plagosur.

Fiqiri Mjeshtri pas krimit që lloi veten dhe humbi jetën.

Sipas BW, vajza ka deklaruar në polici se shantazhohej në instagram nga dy kushërinjtë Renato Hasula dhe Kenad Shira, djem tezesh dhe se për këtë shkak kishte ditë që nuk shkonte në shkollë pasi ndihej e frikësuar.

Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen.

Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit të cilët morën edhe prindërit e tyre me vete në lokal, Eglantin Hasulën dhe Ilir Shirën. Po ashtu mësohet se në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

Pasi kanë mbaruar shkollën dy kushërinjtë janë pritur nga autori dhe së bashku me prindërit kanë shkuar në lokal që të sqaroheshin, por duket se situata ka agravuar dhe më pas Mjeshtri qël loi me a rmë zjarri në drejtim të tyre, duke vr arë babë e bir, Ilir dhe Kenad Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Reanto Hasulën.

/Abcnews.al/

TË NGJASHME