Dy persona të maskuar hynë në lokal dhe… Detaje nga krimi i rëndë ku u vra një 39-vjeçar dhe u plagosën 3 të tjerë

by author

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në Kosovë ku u vra brenda një lokali një 39-vjeçar dhe u plagosën 3 të tjerë.

Advertisements

Sipas policisë, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në lokalin dhe kanë shtënë me armë. Më pas autorët janë larguar në drejtim të panjohur.

Advertisements

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, raportoi policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21.

Viktimë ka mbetur 39-vjeçari me iniciale N. L., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona e plagosur janë dërguar në spitalin e QKUK.

Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

TË NGJASHME