Dy të vdekur! Njëri në vend, tjetri në urgjencë

by author

Policia ka njoftuar se dje në Novobërdë dy burra që kanë qenë duke punuar me traktor janë aksidentuar dhe si pasojë e lëndimeve kanë ndërruar jetë. Njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në emergjencën e Gjilanit.

Advertisements

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit.

Advertisements

Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore” njofton policia.

TË NGJASHME