Dyshohet se vrau 8 nxënës, një roje sigurie dhe plagosi disa të tjerë, detaje të reja nga të shtënat në një shkollë në Beograd

by author

Policia në Beograd ka arrestuar K. K. (14), i cili rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm ka vrarë të paktën tetë fëmijë, një roje dhe ka plagosur rëndë mësuesin e historisë me armën e të atit si dhe disa të tjerë.

Advertisements

Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, përcjell Telegrafi.

Advertisements

Dyshohet se vrau 8 nxënës, një roje sigurie dhe plagosi disa

Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollë.

Dyshohet se vrau 8 nxënës, një roje sigurie dhe plagosi disa

Në hyrje është ndaluar një roje sigurie me të cilin ka debatuar dhe ka nisur ta sulmojë atë. Më pas, ai e qëlloi me gjakftohtësi.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë.

Dyshohet se vrau 8 nxënës, një roje sigurie dhe plagosi disa

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh.

TË NGJASHME