E bujshme, ambasada e SHBA i refuzon vizën ish-ministrit Ilir Beqaj, gazetari i njohur plas “b*mbën”

by author

Gazetari i njohur, Elton Qyno ka folur dje për koncensionin e sterilizimit dhe operacionin e SPAK ku u arrestuan biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministri Klodian Rjepaj,

Advertisements

teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë. I ftuar në Ora news, Qyno tha se kanë dale detaje të reja që implikojnë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe se këtij të fundit i është refuzuar viza për Amerikë.

Advertisements

Më tej ai shton se situata e Beqaj në aspektin ligjor mori një goditje kur Rama e futi atë në një delegacion për të udhëtuar në Amerikë dhe ish ministrit iu refuzua viza. “Rrapaj e Rjepaj, në sinkron për koncesionin me afat 10 vjeçar.

SPAK duhet të ngrejë stekën e hetimit tek ish ministri Beqaj. Shkelje dhe pabarazi në tendera, fituesi ishte i paramenduar. Situata e Beqaj në aspektin ligjor mori një goditje kur Rama e futi atë në një delegacion për të udhëtuar në Amerikë dhe Beqajt iu refuzua viza.

Ka fryrje faturash dhe operacionesh, janë bërë të gjitha manovrat për të vjedhur nga buxheti i shtetit. Fillimisht koncesioni ka dalë me humbje, dhe për të rritur fitimin kompania operacionet e thjeshta i ka marrë dhe i ka futur në dobitë e këtij koncensioni. Një pjesë e operacioneve u transferuan tek spitalet private.

“Saniservice” është një bashkim kompanish e regjistruar nga Ilir Rrapaj 1 muaj para koncensionit në Kosovë. Kompania që është pronare e koncesionit është ajo e Ilir Rrapaj. Kompania e tij nuk ishte e certifikuar për këtë punë”, deklaroi ndër të tjera gazetari Qyno.

TË NGJASHME