E bujshme! Avokati i njohur zbulon se sa vite burg rrezikon Safet Gjici: SPAK tashmë heton për…

by author

Avokati Gentian Rumano, në një lidhje “Skype” për emisionin “Open” foli për videon seksuale të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Advertisements

Ai tha pas publikimit të pjesës së dytë të videos ditën e sotme, çështja merr një tjetër rrjedhë, dhe hetimi kanalizohet në dy vepra penale, në “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tenderat publikë”.

Advertisements

Sipas tij nëse do të vërtetohet se kërkesat e gruas që shfaqet në video, janë materializuar, atëherë Gjici rrezikon deri në 7 vite burg.

“Videoja e transmetuar javën e kaluar na orientonte drejt nenit 105, për shpërdorim detyre, por me videot e publikuara sot, drejtohemi tek vepra penale për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderat publikë.

Duhet të mbajmë një rezerve sepse videoja është jo e plotë dhe nuk përbën provë sipas kushteve të përcaktuara nga kodi i procedurës penale, por është indicie për të çuar drejt provës.

Kjo video që do sekuestrohet nga SPAK e cila po heton, do të ketë një reflektim dhe verifikim nga ana e tyre, nëse ka nisur një procedurë tenderimi. Sepse në video është kërkuar nga vajza që Gjici t’i krijonte kushtet për një ambient të që donte të merrte me qira, dhe kërkimit të një vendi pune.

Asnjë person nuk mund të dënohet vetëm për mendimet apo idetë që ka, sepse duhet të materializohen në veprime. Nëse janë materializuar atëherë kemi vend për të hetuar. Masat e dënimit që mund të rrezikonte, janë deri në 7 vite për shpërdorim detyre. Për video erotike nuk ka shkelje ligjore, por etike”, tha ai.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala u shpreh: Nuk kam informacion nëse është mbledhur Këshilli Bashkiak për të bërë miratimin. Projekti kishte nisur të vihej në jetë, por nuk është konfirmuar nëse ka kaluar në Këshill.

TË NGJASHME