Raiffeisen Bank Albania u denoncua nga mediat në ditët e fundit të dhjetorit 2023 për një skemë mashtrimi të vjedhjes së klientëve nga drejtoresha e një dege e identifikuar si Esela Metaj, e cila, sipas raportimeve në bashkëpunim me disa arkëtare ka vepruar në dëm të klientëve të bankës
Advertisements
Raportimet sugjerojnë se vjedhja e llogarive bankare është qindra mijëra euro në degën e Bankës në zonën e Kombinatit. Mediat kanë shkruar se “ka pasur ndërhyrje për të izoluar hetimet që të mos shkojnë deri tek roli i kupolës drejtuese (të Raiffeisen Bank) si drejtori i Përgjithshëm Christian Canacaris apo anëtarja e bordit drejtues për Retail, Vilma Baçe”.
Advertisements
Protagonistja e dyshuar e skandalit, Esela Metaj, sipas raportimeve të medias “është zhdukur” prej 24 nëntorit 2023 e madje thuhet se ka marrë me vete milionat e klientëve të Raiffeisen Bank në degën ku punonte në Tiranë.Arkëtarja e përfshirë në skemën e zhvatjes- sipas mediave- ka zbuluar se pre e vjedhjes së parave nga llogaritë kanë qenë klientë shqiptarë dhe të huaj. Por ndërkohë që paratë e qytetarëve janë prekur, zyra e shtypit e bankës, në një përgjigjje për median nuk e mohoi vjedhjen.
“Në artikujt e publikuar nga disa portale, një pjesë e konsiderueshme janë ekzagjerime dhe nxjerrje nga konteksti” – ishte përgjigja e bankës për median Zoom. Përgjegjës për fshehjen e rastit në sytë e publikut, sipas raportimeve mediatike janë Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bankës Christian Canacaris dhe anëtarja e bordit drejtues për Biznesin Retail, Vilma Baçe.
I habitshëm është edhe qëndrimi i institucioneve kontrolluese e rregullatore si Banka e Shqipërisë apo zyra mëmë e bankës në Austri. Në këtë rast, habi përbën edhe qëndrimi i institucioneve të hetimit, pasi nëse ka vjedhje duhet të ketë hetim penal qoftë edhe pa denoncim, me procedura të nisura kryesisht pas daljes së rastit në media.